Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka
takuar deputeten e komunitetit turk Müfera Şinik dhe Enis Kervan, me të cilët
ka bashkëbiseduar rreth përfshirjes së këtij komuniteti në delegacionin
shtetëror për dialogun me Serbinë.“Komunitetet joshumicë përfshirë edhe turqit
janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë
mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit. Fuqizimi i turqve të Kosovës
në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit
tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor”,
ka shkruar Kryeministri në Facebook.