Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nga sot kufiri i Kosovës drejt Shqipërisë nuk ekziston, njofton Klan Kosova.

“Është në interes të Kosovës dhe Shqipërisë që të ruajmë dhe avancojmë partneritetin bilateral mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Në këtë frymë, sot isha i nderuar të merrja pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në principin e IBM-it dhe rrugës tonë të përbashkët Europiane”.

“Nga sot, kufiri i Kosovës drejt Shqipërisë nuk ekziston”!

“Do të kemi vetëm një ndalje të përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe në Mars të vitit qe po hymë, do të përfundojë edhe faza e dytë e heqjes së plotë të kufirit Kosovë – Shqipëri, i bazuar në parimet e Schengen-it”.

“Urime Kosovë, Urime Shqipëri”!

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 9 people, people standing