Një mega-bombë në Tetovë. Ferhan Hasani sipas të gjitha gjasave do të kthehet te Shkëndija, megjithatë në qershor, shkruan spormedia.mk, transmeton gazeta Lajm.

Hasanit i përfundon kontrata me Al-Raed nga Arabia Saudite dhe do të kthehet te Shkëndija për t’i ndihmuar ekipit drejt një suksesi të mundshëm europian në LK ose LE.

Duket se Ekologut iu ka bërë monotoni plasmani në play-off në LE, tre herë radhazi.

Kuqezinjtë dhe sponsori i tyre janë të uritur për një sukses më të madh dhe projekti nisi me angazhimin e Agim Ibraimit dhe Zeni Husmani. Në këtë mozaik mungon vetëm Ferhan Hasani.
Ferhan Hasani, Agim Ibraimi, Besart Ibraimi, marjan radeski, stenio Junior, izair Emini në sulm, Armend Alimi, Zeni Husmani dhe Enur Totre në mesfushë, Murati, Bejtullai, Musliu, Mici në mbrojtje dhe Zahov në porttë, ky është super ekipi nga i cili kërkohet super suksesi. Trajneri Qatip Osmani do ta ketë për detyrë ta dërgojë skuadrën në fazën e grupeve në LK ose së paku në LE.

Thjeshtë Ecolog nuk do të kursejë mjetet për të ardhur deri te suksesi më i madh në historinë e klubit./lajm