EJUP BERISHA

Hashim Thaçi ish kryeministri dhe ministri i tashëm i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës ka shprehur dëshirë që të bëhet Presudent i Republikës. Deri këtu gjithçka është në rregull pra në rregull është sepse janë plotësuar dy kushte elementare për këtë gjë, I pari është se ka ardhur koha që të zgjidhet një Presudent i ri i Republikës meqë mandati i presidentes së tanishme z.nj Atifete Jahjaga do të skadoj për pak kohë. Dhe kushti i dytë është se Kosova ka nevojë për President apo për një njeri qoftë femër apo mashkull që do ta përfaqësonte shtetin në raportet e brendshme dhe të jashtme të tij dhe që do të kryente edhe disa punë tjera që janë karakteristike apo të domosdoshme e që i takojnë postit të Presieentit të shtetit. Por vlersoj se ajo që nuk është në rregull është fakti se është e palogjikshme që në Kosovë të paragjykohet para kohe se kush do të jetë President i ri i Republikës. Në këtë proces ka shum procedura dhe plotësim kushtesh sepse Republika e Kosovës ka kushtetutë që e që e obligon atë që të jetë shtet juridik e nuk është monarki trashëguese. Vetëm në këto monarki djali i mbretit mund të shpreh dëshirë që të bëhet mbret dhe po ekzistoi vullneti i sovranit ok ai do të bëhet domosdo pa marrë parasyshë se a plotëson ndonjë kusht juridik apo jo dhe pa marrë parasyshë se populli a pajtohet me këtë zgjidhje apo jo. Kërkoj falje paraprake sepse për momentin nuk e di nëse Hashim Thaçi është i biri i mbretit apo nëse Kosova është shpallur monarki trashëguese atëherë i kërkoj falje Hashim Thaqit por edhe qytetarëve të Kosovës për këtë përzierje në punët e brendshme të kësaj monarkie trashëguese. Por sa e di un Kosova akoma është shtet me Demokraci Parlamentare prandaj nuk po më pëlqen që të flitet parakohe se kush do të bëhet Presudent i shtetit pa ju qasur procesit zgjedhor në Kuvend sepse aty është vendi ku në bazë të ksuhetutës bëhet zgjedhje e njeriut të parë të shtetit. Dhe thjesht nëse bëhet fjalë për realizim dëshirash personale atëher pse Ramush Haradinajt nuk po i mundësohet që të rizgjidhet Kryeministër i Kosovës kur dihet se edhe ai ka dëshirë shum të flaktë që ta realizoj këtë ambicje të tij të kahmotshme personale. Konsideroj se partitë politike kanë të drejtë që të zgjedhin dhe emrojnë kuadro të tyre për poste të rëndësishme shtetërore por në një demokraci parlamentare nuk guxon që një individ të pretendoj të zë ndonjë post pa u bërë analizat e nevojshme se sa ai njeri është apo sa do të jetë i suksesëshëm gjat kryerjes së kompetencave dhe detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Sepse një është të jeshë kryetar partie një gjë tjetër Kryeministër apo ministër i jashtëm dhe krejt diqka tjetër President shteti. Praktika ka dëshmuar se ndonjëhet mund të jeshë i suksesshëm në një post apo edhe në poste të tjera por jo edhe në një post të caktuar. Mendoj se ndonjëherë një individ mund të jetë kryeministër i suksesshëm por ndoshta jo edhe President i tillë. Nëse janë bërë analizat e duhura se Hashimi është zgjidhja e duhur në rregull le të bëhet president Prandaj të mos keqkuptohemi nuk jam kundër Hashim Thaqit që të bëhet President shteti por kundër marrëveshjeve politike për interesa personale dhe atë që arrihen mes individëve apo faktorëve politik që janë të obliguar për ta mbrojtur dhe përparuar interesin publik. I nderuari Hashim Thaçi nëse i plotëson kushtet e parapara me kushtetutë dhe nëse zgjidhesh President do të të uroj për postin e ri dhe do të deshiroj mbarësi fat dhe suksese gjat kryerjes së kompetencave dhe detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Por të porosis që të punosh me përgjegjësinë dhe ndershmërinë më të madhe gjithmonë duke e pasur si primare brengën për të ardhmen më të mirë dhe më të përparuar të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.