Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me rastin e vajzës 16 vjeçare nga Drenasi.

Ajo ka kërkuar të vihen para drejtësisë mësuesi, polici dhe gjinekologu.

“Dhunimi dhe shfrytëzimi seksual, i një vajze 16 vjeçare nga një zyrtar policor në Drenas duhet të jetë alarm për të gjithë. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë e përveç zyrtarit policor, përgjegjës janë edhe gjinekologu por edhe mësimdhënësi”, shkruan Haxhiu.

“Nëse heshtim, raste të tilla do të shtohen dhe kriminelët do të shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë!”, tha Haxhiu.

Loading...