Në javën e parë të grupit B të botërorit në hendboll, I cili po mbahet në Gjermani dhe Danimarkë, Maqedonia bindsëhm mposhti Japoninë me rezultat 38:29, duke arsyetuar epitetin e favoritit. Në Olympiahalle në Munuch, Maqedonia ishte më e mirë, duke dominuar në ndeshje. Dy përfaqësueset në pushim shkuan me rezultat 18:13 për Maqedoninë, kurse përballja përfundoi me +9 për kuqeverdhët.

Më meritorë për triumfin e Maqedonisë ishte legjendari Kiril Llazarov me tetë gola, duke qenë edhe më efikasi në ndeshje. Kontribut të madh dhanë edhe Dejan Manaskov me shtatë dhe Stojance Stoilov me gjashtë. Në ndeshjen tjetër, Katari u befasua nga Angola në grupin D me rezultat 24:23.