Botime AKROPOLI I RI

Autore: Delia Steinberg Guzman

Jeta në përditshmërinë e saj është shumë sfiduese dhe gjetja e gjërave që me të vërtetë duam të bëjmë, nisja për të kërkuar atë që ëndërrojmë, krijimi i raporteve të thella me njerëzit përreth nesh, realizimi i ëndrrave që fillojmë të ndjejmë që na thërrasin janë gjëra të vështira dhe ndonjëherë hasim në shumë pengesa te takimi jonë me suksesin.

Në vend që të zhgënjehemi dhe të ankohemi, mund të mësojmë të kuptojmë jetën si një udhërrëfyese duke i zbërthyer mekanizmat e saj të funksionimit, si të ishim pjesë e një loje të madhe të mrekullueshme. Kur ky zbërthim ndodh, atëherë njeriu mëson t’i pranojë të gjitha gjërat me entuziazëm. Ky është HEROI I PËRDITSHMËRISË!

Një njeri i zakonshëm që bëhet i jashtëzakonshëm sepse ka mësuar një mënyrë të re për të parë jetën. Hero i përditshmërisë është ai i cili guxon të ndjekë ëndrrat e tij, ai i cili  përpiqet çdo ditë të njohë dhe të kuptojë si veten, ashtu edhe të tjerët dhe botën, ai i cili nëpërmjet aventurave të jetës mëson të mendojë në mënyrë kreative duke bërë zgjedhje gjithmonë e më të matura, njëkohësisht duke u bazuar te burimet e  tij të brendshme.

Ndërsa do të lexoni faqet e këtij librit, do të gjeni disa çelësa që do t’ju sjellin pak dritë në udhëtimin tuaj personal në jetë, duke ju bërë të kuptoni se heroi brenda jush është te hapi juaj i guximshëm i radhës, drejt një jete të mbushur me aventura të vërteta, po aq heroike sa ato të heronjve të historive tona më të dashura.