Kandidatja e Demokratëve për Presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton është angazhuar se ‘do i shkojë deri në fund’ zbardhjes së të vërtetës në lidhje me UFO-t, nëse zgjidhet presidente.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për çështjen e UFO-ve, ajo tha se “do i shkoj deri në fund”.

Clinton, që mund të bëhet e para presidente femër në SHBA, nëse zgjidhet në nëntor, tha se do dërgojë një ‘task force’ në atë që njihet si Zona 51- një bazë top-sekret në Nevada, ku besohet se qeveria amerikane po ripërdor teknologjinë e marrë nga alienët.

Sipas “The Sun”, ajo madje beson se Toka mund të jetë vizituar nga jashtëtokësorët.

John Podesta, kreu i fushatës së saj, më herët ka bërë thirrje që të publikohen të gjitha dosjet e UFO-ve, që “amerikanët të marrin vesh të vërtetën”.

hillary