Ndonëse në fund të takimit pati tensione, shtyrje dhe tollovi, megjithatë diçka e bukur ka ndodhur në fillim të ndeshjes mbrëmjen se dielës së në ndeshjen e futsallit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikueset e botërorit “Lituani 2020”, informon gazeta Lajm.

Në sallën sportive “Jane Sandanski” në Shkup tifozët maqedonas për herë të parë nuk e kanë vërshëllyer himnin kombëtar shqiptar. Ata në mënyrë të qetë dëgjuan deri në fund antonimin e himnit, duke treguar respektuar për kombëtaren mysafire. Për ta shikuar videon klikoni në këtë LINK. //lajm

 

Loading...