Nëse ju kujtohen këshillat e gjysheve tuaja për kurën dhe bukurinë, koha është t’i aplikoni ato.

Njëra ndër to është maska “shtëpiake” apo vendëse për pikat e zeza, e cila bëhet me xhelatinë dhe qumësht.

Përzieni një lugë xhelatinë dhe një lugë qumësht dhe atë përbërje ngroheni në mikrovalë që të shkrihet xhelatina.

Pastaj përbërjen qiteni në hundë dhe në fytyrë, lëreni 5 minuta të ndikojë (gjatë asaj kohe mos qeshni as mos flisni), pastaj hiqeni përbërjen nga fytyra.

Me të do të zhduken mitiseret, si edhe teprica e qelizave të vdekura të lëkurës.

Kur të qëroni shtresën e vdekur të lëkurës, mund të ndodhë që fytyra t’ju bëhet e ndjeshme, andaj me kujdes lajeni me ujë të vakët dhe pastaj në lëkurë qitni vaj kokosi.

Lëreni të ndikojë 15 minuta dhe pastaj sërish lajeni fytyrën.

Pikat e zeza (mitiseret) formohen kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e lëkurës bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër dhe formojnë pikat karakteristike me ngjyrë të errët.

Për të parandaluar pikat e zeza, është thelbësore të pastrohet tërësisht lëkura me produkte delikate.

Rregulli kryesor apo ndoshta edhe më i vështiri është që mitiseret nuk bën të shtrydhen, sepse në këtë mënyrë hapni infeksionin.