Qeveria nëpërmjet ankandit të letrave me vlerë shtetërore javën e ardhshme tek kreditorët vendor do të kërkoj 75.7 milionë euro.

Shumën e kërkuar, javën e ardhshme Ministria e Financave do të duhet ta kthej në ekonominë e vendit për të kthyer borxhet. Huamarrja do të realizohet nëpërmjet ankandit të letrave me vlerë shtetërore.

Borxhi publik i shtetit në fund të dhjetorit është ngjitur në 4.2 miliardë euro, ose 47 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor.