Një spiun gjerman që kishte thyer rregullat duke rënë në dashuri derisa ishte në mision, më pas e ka humbur një betejë ligjore për kompensim nga agjencia e spiunazhit BND, transmeton gazetametro.net

Spiuni pa emër, i cili ishte shefi i stacionit të BND-së në Riga, ishte përfshirë në një lidhje romantike me një grua nga Latvia, pavarësisht paralajmërimeve që ishte e ndaluar shoqërimi apo lidhja me vendasit.

Në vend qe të informonte eprorët e tij, ai shkoi tek agjencia e inteligjencës se Latvias për të shqyrtuar situatën rreth të dashurës së tij.

Ai informoi BND vetëm pasi ajo kishte shkuar të jetonte më të, duke bërë që agjencia të kontaktoj atë.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA kishte raportuar se ai shkoi në pushim mjekësor dhe humbi punën e tij, pas kësaj ai kërkonte 400,000 euro ($ 421.920) nga fitimet e humbura.

Një gjykatë rajonale Munich vendosi kundër kërkesës të enjte dhe e urdhëroi atë të paguajë shpenzimet e gjykatës.