Pas Enes Azizit, FC Shkupi ka përforcuar edhe stafin teknik. Husejin Hursoj është emri i radhës që vjen te skuadra nga Çairi, duke u emëruar si ndihmës trajner i Umit Karanit, me çka zëvendëson Emrah Volkanin që ishte më herët në këtë post, por për shkaqe familjare ishte i detyruar të rikthehet në Turqi. Husejin Hursoj është i lindur në Bursa të Turqisë dhe është i pajisur me UEFA Pro licencë, ndërsa gjatë karrierës së tij si trajner ka qenë pjesë e shumë klubeve turke. Kujtojmë se FC Shkupi nga dita e djeshme ndodhet në Dojran, ndërsa sot ka zhvilluar edhe seancën e parë të udhëhequr nga trajneri Umit Karan në kuadër të përgatitjeve dimërore.