Në një intervistë të gjatë për Gazetën Lajm që do ta publikojmë në disa pjesë, ish politikani Hysni Shaqiri flet edhe për konfliktin e armatosur të vitit 2001. Ai thotë se UÇK-ja nuk kishte për qëllim ndarjen e Maqedonisë. Sipas tij, shqiptarët gjithmonë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e shtetit.

“Maqedonasit nuk janë mirënjohës për kontributin e shqiptarëve. Problemi me çështjen shqiptare duhet të zgjidhet sa më parë sepse shqiptarët asnjëherë s’do të pajtohen me pozitën që kanë” thotë Hysni Shaqiri për Gazetën Lajm.

Deklarata e plotë në videon më poshtë.