Një i pafat që donte të bëhej milioner hodhi poshtë 93 mijë paund pasi ndoqi këshillën e audiencës.

 

Oli, nga Canterbury, I cili mori pjesë në lojën e famshme se “Kush do të bëhet Milioner” në Britani, u dogj pasi audienca I dha përgjigjen e gabuar.

 

Teksa kishte arritur të shkonte deri në 125 mijë paund, nga te cilat 93 mije i kishte fituar, i riu britanik, u has me një pyetje nga literatura e veprave ficition me qëllim që të dyfishonte paratë e tij në 250 mijë paund.

 

I ndodhur përballë një pyetjeje jo të thjeshtë, por edhe me ndihmën e publikut si dhe atë 50 me 50, Oli vendosi t’i shpërdoronte të dyja ndihmat me shpresën se do të arrinte të shumfishonte 93 mijë paundët e fituar deri në atë moment.

 

Ai u pyet se cili roman fillon me fjalët: ‘3 maj. Bistritz. U largua nga Mynihu në orën 20:35. ‘

 

Pyetje kjo që publiku britanik, pas shpërdorimit të ndihmës 50 me 50, i dha përgjigjen e gabuar, duke bërë që I riu pas një performance të shkëlqyer në lojë të largohej me duar në xhepa.

 

Nderkohe ky nuk eshte rasti i pare ku publiku ka mashtruar konkurentet ne pyetjen e fundit duke bere qe te humbin dhe parate e fituara.