Ish-konkurrentja e Big Brother 9, Gerta Shino, ishte sot e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të zbuluar të rejat nga jeta e saj personale.

Pasi la shtëpinë e Big Brother, Gerta rrëfeu se kishte kaluar një periudhë të vështirë, por në të njëjtën kohë, edhe e bukur sepse e lidhi më shumë me Florin, të dashurin e saj aktual.

Image

Pas rrëfeu në studio historinë e njohjes dhe lidhjen e dashurisë, Gerta nuk la pa përmendur edhe bashkëjetesën në Norvegji, aty ku dy të rinjtë janë shpërngulur prej disa kohësh.

Në fakt, prej andej vinte edhe surpriza. Një videomesazh surprizë i Florentit zbuloi edhe planin e tyre të afërt për martesë. Gerta shpjegoi se ky ishte një vendim i marrë më herët me dijeninë e plotë të familjarëve.

Celebrimi do të bëhet në muajin shkurt…

Image