Njëra, Lucero Guadalupe Sánchez, është brenda: rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Tjetra, Emma Coronel Aispuro, është jashtë: ajo do të kthehet në një super vilë në Meksikë.
Lucera është e dashuri e fundit dhe Emma gruaja e tretë e “El Chapo”, 61 vjeç, tani ish kreu i kartelit Sinaloa, që u shpall fajtor për dhjetë akuza nga gjykata e Bruklinit më 12 shkurt

Avokatët e Sánchez, Carmen Hernandez dhe Heather Shaner, kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me seancën e caktuar për në korrik, kur gjyqtari do të duhet të ndëshkojë Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, emri i vërtetë i shefit të narcos dhe bashkëpunëtorëve të tij: “Ne shpresojmë që klienti ynë të lirohet, pasi të zbulohet se si është trajtuar në krahasim me gruan e Guzmanit, Emma Coronel Aispuro”.

Lucero dhe Emma, 29 vjeç të dyja, ishin ndër protagonistët e procesit tre-mujor. Dashnorja ishte një nga dëshmitarët kryesorë. Rrëfimi i saj ka kontribuar jo vetëm për inkuadrimin e “El Chapo”, por edhe për të nxjerrë në pah aspektet më të këqija, më të egra.

Thotë përsëri Shaner, e emëruar si mbrojtëse zyre: “Guzmán shpesh shikonte fotografitë e mbretëreshave të bukurisë në revista, pastaj dërgonte njerëzit e tij për t’i rrëmbyer. Por nuk duket se Lucero ishte viktimë e këtyre ekspeditave. Avokatët e saj, shkruan The Times në Londër, tani e prezantojnë atë si një figurë plotësisht të nënshtruar nga vullneti i “mbretit të Sinaloa”: “Ajo u rrit në varfëri, në një fshat malor në veriperëndim të Meksikës dhe u takua me Guzmanin vetëm njëzet vjeç”.

Lucero u dërgua nga “El Chapo” për të blerë kanabis në fshat: e bënte këtë pak për dashuri, pak nga frika dhe nuk u pagua asnjëherë. “Emma, në vend të kësaj – vazhdon Shaner – është rritur në pasurinë e një familje të trafikantëve të drogës”. Zonja Coronel është mbesa e Ignacio “Nacho” Coronel, një udhëheqës i kartelit i vrarë në vitin 2010. Martesa e saj me Guzmán ka ruajtur aleancën mes bandave rivale, “siç ndodhi në Mesjetë mes dinastive mbretërore”.

Në të vërtetë ky version lë një sërë faktesh të paraqitura nga prokurorët dhe vërtetuar si provë nga gjykata e Bruklinit. Natyrisht, Lucero Guadalupe Sánchez u takua me “El Chapo” shumë e re, në vitin 2011: ishte 21 vjeç. Por tashmë në vitin 2013 ishte pjesë e organizatës, blerjes së marihuanës nga prodhuesit dhe sigurimit të riciklimit të të ardhurave të paligjshme. Në vitin 2014 u zgjodh në parlamentin e shtetit të Sinaloa, pa pasur ndonjëherë veprimtari politike. Kush e mbështeti atë? Kush i mori votat? Ka mundësi që të ketë qenë një operacion anësor i “kartelit”, i angazhuar për të infiltruar institucionet në të gjitha nivelet, si dhe për të ushqyer politikanët, policinë ushtarake dhe policinë e nivelit të lartë. Duke përfshirë ish-presidentin e Meksikës, Enrique Peña Nieto, i cili do të kishte marrë 100 milionë dollarë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Në moshën 24-vjeçare, Lucero Sánchez u quajt “deputete e Chapo”. Magjistratët e rinj u thanë magjistratëve të Bruklinit se në vitin 2013 organizata u nda në tri “mandate”: Mexico City, California, Ekuador. E pranoi se ka menaxhuar kryeqytetin meksikan vetëm për një vit.

Pastaj u largua për t’u përkushtuar ndaj politikës. Prokurorët, megjithatë, kanë shpërbërë këtë version, duke treguar mesazhet e shkëmbyera midis Lucero dhe “El Chapo”: një përzierje e përshëndetjeve dashurore, “meo amor” dhe indikacionet se si të paketojnë paketat e marihuanës për avionët e ngarkesave. Së fundi, në vitin 2015, deputetja shkoi për të parë shefin e paraburgosur në burgun maksimal të sigurisë të Altiplano.

Më pas u zbulua se ajo ishte paraqitur me një identitet të rremë. Hetuesit dyshojnë se ajo ka luajtur një rol në evazionin më spektakular të “El Chapo”: larg nga qeliza përmes një tuneli prej një milje e gjysmë të gërmuar nga bashkëpunëtorët, me një lëvizje të lidhur me një hekurudhë.

Ndoshta e gjithë kjo shpjegon pse Emma Coronel Aispuro qeshi, ndërsa Lucero, midis lotëve dhe hezitimeve, u ul në bankën e dëshmitarit. Natyrisht, duhet të merret parasysh pakënaqësia: Emma ishte shtatzënë, kur “El Chapo” ia ktheu vëmendjen “edhe” deputetes. Por, me sa duket, gruaja e shefit e dinte se si funksiononin gjërat. Prokuroria ka prodhuar mesazhe të tjera për të treguar se si znj. Aispuro, për shembull, e kishte ndihmuar burrin të fshehte armë. Testet nuk gjykohen të mjaftueshme. Emma u largua nga gjykata e rrethuar nga truprojat dhe para se të largohej nga Shtetet e Bashkuara, ka publikuar një parim në “Instagram”: “Të duash pa kufij, të besosh pa kufizime dhe të jetosh përtej kohës”./gsh/