Një vajzë pesëvjeçare, Alexys Broën, vdiq pasi koka e saj mbeti e bllokuar në ashensorin difektoz të shtëpisë së saj, kjo për shkak te neglizhencës së kompanive përgjegjëse për mirëmbajtjen e tij.

Vogëlushja vuajti-sipas asaj që raporton Mirror, duke marrë plagë të tmerrshme në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Weymouth, Dorset në gusht 2015 dhe se këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësore.

Të dy kompanitë përgjegjëse për trajtimin e ashensorit janë tashmë në bankën e të akuzuarve. Dhe vetëm disa orë më parë gjykata e Bournemouth gjatë gjykimit për vdekjen e fëmijës, dëgjoi dëshminë e gjyshes, si ndodhi incidenti që çoi në vdekjen e vajzës.