Të gjitha shtyllat rreth Kuvendit të Shqipërisë në të cilat janë vendosur kamera me rezolucion të lartë po lyhen me graso për të penguar protestuesit që të ngjiten në to dhe ti thyejnë.

Ndërkohë para Kuvendit të Shqipërisë është vendosur kordoni policor ndërsa ka nisur edhe mbledhja e protestuesve të parë.

Në të njëjtën kohë në Kuvend po mblidhen deputetët e mazhorancës për seancë plenare.

Garda dhe policia shqiptare gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e kryeministrisë, për ti paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme, siç ndodhi dhe gjatë protestës, që deputet e opozitës dorëzuan mandatet.