Bejtullah Bushi

Zhvillimet në skenën politike dhe institucionale treguan qartë se ka liderë lokal që janë larg kulturës politike dhe institucionale. Veprimet e fundit tregojnë se partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme kur qesin kandidat për lider lokal, para qytetarëve që ti votojnë. Menaxhimi politik dhe i të bërit politikë përgjegjëse institucionale duhet të jetë primare për subjektet politike që mos të kemi “skandal”e sikur kjo sot me kryetaren e Komunës së Haraçinës që paratë për harxhime representative i ka harxhuar krejtësisht për gjëra tjera.
Unë si qytetarë i thjeshtë kërkoj llogaridhënie për të gjitha të hyrat dhe të dalurat e bashkësisë lokale ku jetoj sepse këtu marrë pjesë, por si duket kryetarja nuk e dinë çfarë është termi “llogaridhënie” para qytetarëve.
Kërkoj ndjesë nëse e teproj, por kërkesa ime si qytetarë është shumë e vogel, thjeshtë LLOGARIDHËNIE.

Loading...