Për një shofer kjo është makina e fundit me të cilën do që të përplaset.

Por, siç shihet edhe në video, një shofer i pafat humbi kontrollin mbi mjetin e  tij për shkak të rrugës së akullt dhe u përplas me makinën e sherifit të zonës.

Sipas medieve të huaja, këto pamje vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, makina e sherifit ishte duke iu përgjigjur thirrjes për një aksident.