Një nënë në Indi u përdhunua para syve të vajzë së saj trevjeçare, nga disa persona të cilët i vranë djalin e sapolindur, përpara se ta sulmonin në një autobus në Indi.

28-vjeçarja kishte shkuar për të vizituar motrën e saj, kur autobusi ndaloi në një stacion në qytetin verior Shishgarh të Indisë.

Policia thotë se vajza e saj, e cila u fsheh në një cep të autobusit, është e vetmja dëshmitare e rastit fatal kur dy burra përdhunuan nënën e saj. Zëdhënësi i policisë, Surendra Singh Panwar tha se, dy burrat janë arrestuar dhe akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje. “Ajo arriti në Shishgarh të hënën në mbrëmje. Në stacionin e autobusëve u përball me dy të akuzuarit. Fëmija e saj kishte qenë sëmurë për një farë kohë. Pasi gruaja u përdhunua nga dy personat, ajo konstatoi se foshnja kishte ndërruar jetë”, tha ai.

320EB11300000578-0-image-a-17_1457603781343

Loading...