Tashmë i dënuari për manipulime zgjedhore Bedredin Ibrahimi u ankua se gjatë marrjes së vendimit për rastin Titanik2 nuk janë marrë parasysh edhe provat e mbrojtjes e cila sipas tij, dëshmoi se përbërja e kaluar e KSHZ së s’ka bërë asgjë kriminale, raporton SHENJA.
Ibrahimi tha se gjatë procesit të ankimimit në instancat më të larta gjyqësore, do të dëshmojë pafajësinë e tij dhe pastaj do ti qeshet Fatime Fetai në fytyrë.
“Nëse mendoni se me koketim me z prokurorinë Speciale po sillni drejtësi në vend, gaboheni shumë. Unë këtu jam lindur dhe do vdes. Nuk do më shtyni të largohem derisa të dëshmoj se jam i pafajshëm dhe do të vijë kësaj ti qeshem në fytyrë, pasi ky është vetëm vendim i shkallës së parë”, deklaroi Ibrahimi.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/