Agim Ibraimi ka komentuar momentin diskutabil në derbin Shkëndija – Vardar, transmeton gazeta Lajm.
“Të jemi real, ishte gol i pastër. Më vjen keq që referët s’e panë. Gola të tillë rrallë shihen jo vetëm tek ne, por në tërë botën. Çdo respekt për Najdovskin, dhe diçka e tillë nuk dëshiroj ti ndodh askujt. Nuk dëshirojë të flas për gabimet e referëve. Ka pasur gabime, dhe do të ketë. Sot në dëm të Vardarit, nesër në dëm të Shkëndijës ose ndonjë klubi tjetër. Gabime ka kudo ku luhet futboll”, komenton Ibraimi momentin e dyshimtë në derbin në të cilën Shkëndija e tij e mposhti Vardarin 1:0./lajm