Agim Ibraimi bëri një paraqitje shumë të mirë në derbin kundër Vardarit, të dielën e kaluar. Megjithatë, ai ishte futbollisti që pësoi më shumë goditje nga mbrojtësit e Vardarit, duke lëshuar terrenin para përfundimit të ndeshjes, shkruan Lajm.

Informacionet e fundit thonë se Ibraimi nuk është lënduar, por se trajneri Osmani i ka dhënë dy ditë pushim.

Ai do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme që Shkëndija e luan kundër Makedonija Gorce Petrov në Shkup. /lajm