Kampioni ballkanik për moshat e reja, Abdurahim Idrizi vitin 2015 e përfundoi me plotë suksese.
Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti ai garoi si pionier, ndërsa në pjesën e dytë kaloi tek grupmoshat e kadetëve, prandaj edhe ky vit ishte i rëndësishëm për të, shkruan gazeta “Lajm”.

Kampioni Idrizi vitin 2015 e nisi në Grand Prix Croatia në Samobor, ku arriti të stoliset me dy medalje ari (në Kata dhe Kumite), për të vazhduar dominimin e tij edhe në Funakoshi Open dhe në Gazi Baba Open në Shkup, duke fituar po medalje të arta, por disiplinat Kata.
Në muajin prill ai mori pjesë në Ulqin, ku zuri vendin e parë në Kata dhe të dytin në Kumite.
Me suksese të ngjashme ai vazhdoi edhe në Gjurgjevac Open të Kroacisë, ku për herë të parë mori pjesë në kategorinë e kadetëve, por që nuk i pengoi të rrëmbej dy medalje të arta në Kata dhe një të bronztë në Kumite.
Më pas vijoi kampionati i Maqedonisë për 11-14 vjeç, ku doli kampion në Kata, kurse i treti në Kumite. Pas këtyre fitoreve ai mori pjesë në kampionatin ballkanik për pionier deri 11-14 vjeç, ku doli i treti në Kata.
Idrizi këtu e mbylli karrierën e tij si pionier, duke fituar 11 medalje, prej tyre shtatë të arta, një të argjendtë dhe tre të bronzta.

Ai si kadetë për herë të parë mori pjesë në Kupën botërore në Umag të Kroacisë, ku i nderua me medalje bronzi, për të vazhduar në Erzurum të Turqisë, ku doli nënkampion në Kata.
bbbbbb

Në kampionati zgjedhor për kadet, junior dhe U21 në muajin shtator, ai do të dal kampion në Kata, sukses të cilin e përsëriti edhe një javë më vonë në garat e play-off.
Nga ky moment ai nisi të marrë pjesë vetëm në Kata, fillimisht në Struga Open, ku doli sërish kampion. Croatia Open këtë vit ishte si zëvendësim i kampionatit mesdhetar në të cilin Idrizi doli i pesti.
Si tillë Idrizi siguroi vendin në reprezentacionin e Maqedonisë, duke udhëtuar për në kampionatin botëror për kadet, junior dhe U21 në Jakarta të Indonezisë. Këtu ai shënoi një fitore dhe një humbje, por përvoja që fitoi ishte fitorja më e madhe në këtë aktivitet botëror.

Pas dy javësh sërish u zhvillua kampionati vendor për kadet, junior dhe U21, ku Idrizi përsëri doli kampion në Kata, të cilën rezultat e përsëriti edhe në play-off.
2015-ën ai e mbylli me pjesëmarrje në kampionatin ballkanik në Dubrovnik të Kroacisë, ku pati paraqitje solide, duke arritur dy fitore dhe dy humbje.
Idrizi vitin 2015 e përmbylli me gjithsej 18 medalje, prej tyre 12 të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta, që është një sukses i madh për djaloshin e artë nga Shkupi./lajm

1625630_652416214805395_8023076287202777284_n

Idrizi i vogël, duke i marrë instruksionet nga kampioni i madh Enver Idrizi