Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë larguar deputetin e PD, Luçiano Boçi nga ambientet e këtij fakulteti, pasi ai shkoi aty. 

“Ik, ik. Jeni hipokritë, largohu.  

28 vjet  na keni gënjyer. 

Dil nga dera e Fakultetit tonë. 

S’kemi nevojë për ndihmën tuaj. 

Nuk jeni avokat i popullit ju.“, ishin fjalët e studentëve të cilët në kor kërkuan largimin e deputetit të PD Luçiano Boçi. 

Deputeti demokrat iu është drejtuar studentëve se kishte shkuar pranë Fakultetit për të larguar policinë e rendit, por ky pretendim i tij është konsideruar nga studentët si hipokrizi. (TemA) 

Loading...