Omar Imeri e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin pranveror te Shkëndija e Tetovës.

Në dy ndeshje të sezonit pranveror Shkëndija fitoi katër pikë dhe ato pikë ia ka sjell sulmuesi i ri që ka nisur të shkëlqejë, Omar Imeri.

Kampioni aktual dhe lider i ligës mposhti Vardarin në Tetovë (1-0), kurse barazuan në Gjorce me Makedonija GJP (1-1).

 

Dhe, në këto dy ndeshje golat i shënoi futbollisti 19-vjecar, një talent i së ardhmes te Shkëndija.

 

19 vjecari po bëhet lojtar i rëndësishëm i kuqezinjve nga Tetova, ndërsa rastin e radhës për të vazhduar serinë e golave e ka me 3 mars kundër Bellasicës në Tetovë./lajm