Çështja e imunitetit të ish-kreut të Kuvendit dhe deputeti aktual nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanvski, pritet që të shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend brenda tre ditëve. Për sot, kjo temë nuk figuron në rendin e ditës së Legjislativit, ndërkohë që sipas rregullores duhet të vendoset më së voni tre ditë pas pranimit të raportit nga ana e Komisionit përkatës parlamentar. Marrja e imunitetit dështoi në Komisionin çështjeve të imuniteteve sepse në seancën e djeshme mungoi deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri, dhe në kështu votimi përfundoi 4:4.