Izraeli zyrtarisht ka inauguruar këtë të hënë aeroportin e ri ndërkombëtar.

Ky aeroport ndodhet në Eilat, afër Detit të Kuq, që është vetëm disa kilometra larg kufirit me Jordaninë, shkruan AlJazeera.

Kryeministri Benjamin Netanjahu e përcjell nga afër ceremoninë e inaugurimit.

“Aeroporti Ramon, kjo është Arkia 683, jemi tejet të emocionuar”, ka thënë ai.

Aeroporti e ka marrë emrin e Ilan Ramon – astronauti i parë izraelit që vdiq pas rrëzimit të anijes kozmike në Kolumbi.