2:53 –Incidente kanë ndodhur para Kuvendit të Greqisë në protestën e organizuar kundër Marrëveshjes së Prespës, njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina.

Grupi i personave të maskuar me flamuj grek me siguri pjesëtarë të grupeve të djathta, janë përpjekur të depërtojnë kordonin policor te përmendorja e luftëtarit të njohur para Parlamentit të Greqisë.

Ata. Siç njofton MIA protestuesit me gjësende të ndryshme dhe materie piroteknike e kanë sulmuar policinë, e cila si përgjigje hodhi shok bomba dhe gaz lotsjellës. Ndaj policisë janë hedhur edhe ngjyra.

Në prag të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, atmosfera në Greqi është e nxehtë.

Kërcënime përmes telefonit për deputetët që e mbështesin marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, postera me foton e tyre nga njëra anë, protesta kundër marrëveshjes në qendër të Athinës në anën tjetër dhe fushatë nga Qeveria greke për të promovuar marrëveshjes e Prespës.

Siç raportojnë nga AIM, në ora 14.00, planifikohet të mbahet protestë në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek kundër marrëveshjes së Prespës nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, organizuar nga të ashtuquajturit “Komiteti për luftimin e karakterit grek të Maqedonisë.

Pritjet e organizatorëve të cilët fushatën e tyre kundër marrëveshjes së Prespës e udhëheqin përmes rrjeteve sociale, janë se sot në shesh pjesëmarrja do të jetë më e madhe se protesta e kaluar që u mbajt në shkurt të vitit të kaluar. Ndërsa përmes videos ju bëjnë thirrje të gjithë grekëve “të dalin para Kuvendin të Greqisë për ta anuluar marrëveshjen e tradhtisë së Prespës dhe të themi se Maqedonisë është greke”.

“Të gjithë grekët për Maqedoninë, të dielën më 20 janar në ora 14:00 e udhëheqim betejën më të madhe. Të gjithë e ndërmarrim përgjegjësinë tonë para historisë. Të pranishëm jemi në protestë. Në shesh të dielën të gjithë grekët do të jenë aty, para Kuvendit të Greqisë për ta anuluar marrëveshjen tradhtare të Prespës” bëjnë thirrje organizatorët.

Është organizuar edhe transport për në Athinë nga gjithë qytetet në Greqi ndërsa organizatorët thonë se vetëm 3.000 autobusë presin nga Greqia veriore dhe se do të ketë mbi 150.000 qytetarë që do të protestojnë.

Një orë para fillimit zyrtar të protestës, jo më pak se një kilometër nga Kuvendi grek, shoqata anarkiste dhe anti-fashiste organizojnë kontra-protestë kundër “protestave nacionaliste”.

Sipas mediave greke, Athinë pritet të jetë sot në masat e sigurisë së madhe për të shmangur çdo incident ndërsa gjatë ditës së sotme do të angazhohen mbi 1.500 policë, dronë dhe helikopterë.

Loading...