Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni. Më pas, pason ndotja e shkaktuar nga amvisëritë dhe kompanitë më të vogla, ndërsa makinat cilësohen si ndotës të mesëm. Bujqësia, mbeturinat dhe faktorët tjerë cilësohen si ndotës më të vegjël. Kështu thuhet në Raportin për kualitetin e ajrit e realizuar nga Organizata Europiane e Institucioneve më të Larta të Auditimit.

Në Raportin e këtij trupi, e përbërë nga 15 institucionet të auditimit nga Evropa, së bashku me Gjykatën Evropiane të Auditimit, të cilën e ka publikuar Enti Shtetëror për Revizion, qëndron se sistemi për menaxhimin me kualitetin e ajrit në Maqedoni, nuk është organizuar në mënyrë të duhur dhe nuk është i koordinuar, njofton SHENJA.

Raporti thekson se Plani Nacional për Mbrojtjen e Ambientit është kompleks dhe mbulon fusha të ndryshme, por nuk ekziston sistem efikas për ndjekjen e çdo mase.

Organizata Evropiane e Institucioneve më të Larta të Auditimit

“Investimi për përmirësimin e kualitetit të ajrit nga buxheti i shtetit është shumë i vogël dhe paraqet vetëm 0.1 për qind nga BPV. Nga financimi i planit vjetor për punë i sistemit shtetëror për monitorim automatik, janë miratuar vetëm 31- 42 për qind, që është shumë pak për që matja e ndotjes të rrjedh pa pengesë, në mënyrë precize dhe efikase. Fakti që programi punues nuk financohet plotësisht e pengon punën e vazhdueshme të sistemit për monitorim”

Të dhënat e revizorëve nacional, tregojnë se sistemet për monitorim në të paktën nëntë shtete, Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Izrael, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Romani dhe Sllovaki, nuk gjenerojnë rezultate të plotë apo të besueshme.

Organizata Evropiane e Institucioneve më të Larta të Auditimit

“Qeveria duhet të përditësoj gjithë aktet ligjore dhe nënligjore për shkak harmonizimit të plotë të legjislacionit kombëtar me Direktivën e BE-së, për kualitet të ajrit, të vendos sistem për shkëmbim të të dhënave, por edhe të vendos sanksioni në nivel qendror për mosrespektim të politikave që kanë të bëjnë me kualitetin e ajrit”

Mes rekomandimeve është që Qeveria të siguroj buxhet për punë dhe mirëmbajtjen e gjithë stacioneve matëse të ajrit, të formoj sistem të centralizuar për grumbullim automatik dhe përpunim të dhënave, si dhe matje në kohë reale dhe raportim për kualitetin e ajrit.