Këngëtarja Ingrit Gjoni ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të vjetër, ku me siguri askush nuk e ka njohur në pamje të parë.

Ajo shfaqet në moshën 9-vjeçare, teksa ka pozuar si një vajzë e rritur me të dyja duart mbi kokë, teksa mban flokët e saj.

“9-vjeç”- shkruan Ingriti duke qeshur krahas fotos.

Ka qenë motra e saj regjisorja Inis Gjoni që ka vënë në dukje për të gjithë ngjashmërinë e Ingritit të vogël me mbesën e saj.

“Po që më ngjan si Coco-Antonel te kjo foto”-shkruan Inisi poshtë fotos së publikuar.

Dhe ngjashmëria e tyre është me të vërtetë e madhe. Kohët e fundit Ingrit ka qëndruar larg tregut muzikor.