HYSNI SHAQIRI

Nga veprimet e deri tanishme politike mbetet një dëshmi e pa kontestueshme në kujtesën e shumë shqiptarëve që vërteton faktin se qeverisja e binomit VMRO- BDI, shqiptarëve në Maqedoni u ka shkaktuar fatkeqësinë më të madhe që mban mend historia e këtij vendi. Si viktima më të dallueshme nga të gjitha spastrimet kësaj qeverisje dhjetëvjeçare  kanë qenë ish-strukturat e UCK-së si dhe një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve për të cilët vlerësohej se janë pengesë e kontrollit të përgjithshëm nga ana e partive në pushtet dhe shërbimit të Sigurimit të Shtetit.

Nga çdo përpjekje për t’i ruajtur privilegjet dhe të mirat materiale që ua siguron shteti, udhëheqësit partiak  të BDI-së  i harruan detyrimet ndaj dëshirave tashmë të rrënuara të popullit për ditë më të mira, lidhën aleancë me forcat më agresive nacionalist maqedonase, e braktisën përgjegjësinë për zgjidhjen e problemeve kombëtare pas luftës.  U vunë  në shërbim të një politike antikombëtare me pretendime qe të jenë sa më besnik ndaj partnerit të tyre qeveritar VMRO-DPMNE. Shkelën mbi gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e të gjithë ushtarëve dhe të  popullit, rrënuan vlerat e luftës, degraduan skajshmërisht interesin kombëtar, dëmtuan të shkuarën historike dhe për çdo ditë janë duke rrezikuar ardhmërinë e çdo familje shqiptare, por një ditë nuk është çudi t’i gëlltisin edhe fëmijët e tyre.

Miqësia e tyre e turpshme dhe mizore me sindromën e varësisë së skllavit ndaj VMRO-së,  Ali Ahmetin me falangën e tij jo vetëm që e bën  të papërgjegjshme, por edhe të paditur, dhe tradhtare. Nuk mundet as kush të mohojë faktin se edhe me Marrëveshjen e Përzhinos për zgjidhjen e krizës  politike në Maqedoni pas aferës  së përgjimeve dy partitë shqiptare në këto bisedime me ndërkombëtarët ishin vetëm si spektator, me faktin që nuk shfaqen as interesimin më të vogël  për të biseduar s’paku për një problem të shqiptarëve. Duke pasur parasysh realitetin e situatës ekzistuese se vendi nuk asht në krizë vetëm me aferën e përgjimeve, por edhe me pozitën e rënd që janë duke e përjetuar shqiptarët. Besoj se ka qen e patjetërsueshme,  që të  bisedonin edhe për problemet shqiptare: Si rasti i Kumanovës me 9 dhe 10 maj, Monstra dhe shumë raste tjera që kanë përfunduar  në mënyrën ma tragjike duke e shkaktuar dhimbje të përmasave kombëtare. Kjo heshtje e BDI-së dhe PDSH-së para faktorit ndërkombëtar dhe atij maqedonas nuk i shërben  as një parimi që mund t’ i ndihmoje Maqedonisë për të dalë nga kriza e thellë politike që e ka kapluar për më shumë se një dekadë.

Nisur nga të gjitha këto dështime të BDI-së,  miti dhe iluzioni i krijuara se populli shqiptar me konfliktin e vitit 2001fitoi lirinë dhe të drejtat kombëtare  nuk e gëzon ma përkrahjen e gjerë tek shtresat e mirëfillta të kombit që kanë për ideal zgjidhjen e çështjes kombëtare, sepse zhgënjimi në popull është aq i madh sa nuk mjafton vetëm për t’i përshkruar ngjarjet dhe dështimet e BDI-së. Por duhet të ndërmerren masa konkrete kundër kësaj politike që tradhtinë është duke promovuar si politikë kombëtar siç është rasti me Projektin Shkupi 2014 dhe shumë veprime dhe iniciativa tjera që në mënyrën më të theksuar shprehin një nacionalizëm ekstrem maqedonas e që është duke vepruar në formën më të organizuar institucional.

Nga ndjesa e humanizmit si parim dhe si vlerë universale që e posedojnë shqiptarët si popull ndër shekuj as një herë nuk kanë qenë të prier që ti ofendojnë te tjerët dhe të nxisin konflikt, por gjithnjë kanë bërë përpjekje për të jetuar të lirë në trojet e tyre shekullore, e drejt kjo që nuk mund t’i mohet as t’i kontestohet as një populli në cilindo shtet që pretendon të jet pjesë e zhvillimeve demokratike dhe proceseve evrointegruse.

Skema trishtuese e rastit të Kumanovës pasqyron imazhin politik më poshtërues të koalicionit VMRO-BDI e që është shumë e përafrt me politikat e sundimit të diktatorit serb Sllobodan Millosheviqit dhe të Stalinit në ish- BRSS ku të gjithë popujt jo SLLAV u gjendën para një agresioni shtetror që kishte për qellim shfarosjen deri në asgjasimin e tyre. Prandaj iniciativës për ndryshime duhet t’i bashkangjitet e gjithë populli shqiptar, me një përafrim të qenddrimeve në një platform të përbashkët për t’u cliruar nga këto njerëz mizor që janë shëndrruar në xhelat të popullit që edhe ata i takojn.

Meqë një pjes e konsiderueshme e aktivistëve të dy partive më të vjetruara dhe ma të harxhuara, të brengosur për fatkeqësinë që po e përjeton populli shqiptar në Maqedoni kanë shprehur gatishmërinë në shumë forma për të qenë  edhe ata pjesë e ndryshimeve politike në vend, që do të garantojë zgjidhje të qëndrueshme me koncept politik kombëtar për gjitha çështjet e hapura por, duhet një reflektim më konkret dhe më bindës i partive të reja.

Konstatimi se injoranca dhe tradhtia popullin e kanë futur në një rrugë pa perspektiv dhe pashpresë  e përforcon idenë për ndryshime politike në popull, por duhet të krijohet besueshmëria në çdo familje se mbi interesat partiake qëndron interesi kombëtar si vlerë e një parimi të veçanet që determinon një kauzë të përgjithshme për zgjidhjen  problemeve që sot i kanë shqiptarët.

Në këto momente kritike është detyrim i secilit që  të reflektoj në tejkalimin e të gjitha barierave, duke i lan anësh egot personale dhe të vihemi në funksion që kësaj radhe të fitojë populli dhe jo siç ka qenë praktika e deri tanishme ku kanë fituar feudët me kastën e tyre. Loja me ndjenjat e popullit duke taktizuar është akt kriminal dhe nuk mund të tolerohet në pa kufi në këtë kondita kur të tjerët po ndërtojnë pallate, ne fëmijëve tan po ua rrënojmë edhe shtëpitë prandaj,  të përqendrohemi dhe t’i kthehemi hallave tona se jemi bërë aq qesharak me ndërkombëtarët me këta njerëz që po na përfaqësojnë.

Udhëheqësit e BDI-së sot duke pretenduar që t’u shiten shqiptarëve se janë faktor i rëndësishëm politik në Maqedoni  kanë zgjedhur si përcaktim të tyre politikat erointegruese si dhe zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Fakt ky që i bën shumë jo serioz dhe naiv para ndërkombëtarëve, meqë ata shumë mirë e dinë se kjo parti nuk ka treguar aftësi menaxheriale për ta zgjidhur një problem të shqiptarëve dhe ku ma të merret me politika të mëdha. Andaj, është momenti  topin ta zbresim në tokë dhe lojën në terren ta zhvillojmë për fitore dhe jo vetëm për të bërë akrobacione, meqë publiku në fund i gëzohet vetëm fitores, edhe në politikë nëse nuk organizohesh për fitore në ditën e zgjedhjeve nuk e përbush  premtimin më fundamental,  si bazë për t’i prirë ndryshimeve.

Në qoftë se e tashmja dhe e ardhmja janë preokupim i joni kombëtar atëherë është antikombëtare të pengohet bashkimi si një parakusht për fitor dhe si vetmja shpresë për ta shpëtuar popullin nga këta politikaj të shitur, në të kundërtën nëse lejojm që populli ta humb edhe këtë shpresë në këto moment kritike atëherë kjo do të jet edhe më e kece se vdekja dhe ndokush duhet të merr mallkimin e popullit.

Vlerësimi i popullit se një mjek i pa ditur shkatërron shëndetin e pacientëve dhe një mësues injorant shkatërron një gjeneratë si thënie ka kuptimin e një aksiome, por kësaj duhet t’i shtohet edhe vlerësimi shumë më i përgjithshëm, se  injoranca dhe tradhtia e plitikajve e shkatërron një popull . Prandaj, si dukuri  negative që dëmton strukturën shoqërore të një kombi, duhet luftuar me të gjitha mjetet politik, sepse në të kundërtën rreziku për të qenë edhe më të diskriminuar nuk mund të përjashtohej në asnjë mënyrë. /lajm

 

 

Loading...