Katër policë maqedonë kanë arrestuar dhe maltretuar fizikisht një të ri kosovar, në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni.

Një lexues i Insajderit, ka sjellur pamjet e arrestimit, teksa shihen policët maqedon duke e arrestuar kosovarin.

Burime të Insajderit, bëjnë me dije se gjatë arrestimit të tij dhe futjes në veturën e Policisë së Maqedonisë, është ushtruar edhe dhunë fizike ndaj kosovarit.

Ende nuk dihet për motivet e arrestimit.