Shaip Sulejmani

Që nga vitet e 90 dhjeta po flitet për integrimet e Republikës së Maqedonisë /IRJM/për të u integruar në organizatën politiko-ushtarake të NATO-s si dhe në Bashkësinë Evropjane.Integrohemi në një familje të madhe si shtet i 30-tëi asaj familje .Sot ndodhemi no kohën kur u morën vendimet më të mëdha historike në organin më të lartë legjislativ ,Parlamentin e Maqedonisë duke e votuar Marrëveshjen e Prespës me 2/3 ,me 80 vota pro ku më 11.01.20019,ndërsa poashtu Parlamenti i Republika e Greqisë e votoi po atë Marrëveshtje me 153 vota pro më 26,01.20019 .Me këtë kompromis mes dy shteteve I cili kompromis shum mire edhe na edhe mbarë opinjoni botëror /Evropa dhe SHBA –ja/që e ndihmuan nuk ishte i lehtë ,sidomos më rëndë ka qenë për të dy lidershipët e të dy vendeve .Gjer në sjelljen dhe realizimin e kësaj Marrëveshtjeje historike vendy ynë akoma ndodhej në një agoni ,ku pjesa më e madhe e popullatës ndodhej në një dëshprim të madh duke menduar se akoma nuk po tërhiqet mjegulla që e ka kaplluar dhe po ec në një rrugë të panjohur ,por dikend e njohur .Në fund u kuptua nga popullata se po shkohet nga rruga kundër dëshirës së populates ,rrugës së Ortodoksiszmit ,rrugës të forcave që mundohen ta shpërbëjnë ,shkatrojnë Bashkësinë Evropjane dhe Naton duke forcuar Bllokun Evrio Aziatik në krye me Rusinë-Turqinë –Kinën-Hungarinë si dhe me Sërbinë .Është smtomatike dhe e çuditshme ,si koalicioni shqiptarë.Bashkimi Demokratik për Integrim /ku edhe fjala integrim është në Platformën programore të saj/shpesh here vehej në dyshim se për ç,fare inegrimi po parasheh,sidomos edhe subjekti i dytë –Partia Demokratike Shqiptare ,që shumë akrabacione politke po bënte ,pothuaj mbarë popullatën shqiptare vitet e fundit e dëshpruan ,kur me anë të sjelljes së Pllatformës /programës /anti shqiptare e sjellur nga VMRO-jae ashtu quajtur “Shkupi 2014 “,ku njëra PDSH-ja e votoi pa aspak fije turpi si dhe e dyta poashtu pa fije turpi e mori përsipër ta realizoi po me të njëjtin partner të koalicionit qveritarë .U harxhuan parat e taksa paguesve edhe të popullit shqiptarë , lene që çdo ditë por edhe natën vehenin dhe u vendosën më se 40 përmendore të antikuizimit ,përmendore sërbe ,sidomës Car Dushanin, armikut më të madh shqiptarë/,përmendore bullgare ,ndërsa tre të parapara sa për sy e faqe u hodhën nga ai projekt ,vetëm dy /Skënder Beut dhe Hasan Prishtinës me parat e popullit ,jo nga buxheti i shtetit u vendosën/Mos flasëm për shumë vakufe të fesë islmae që u morën dhe u ndërtuan objekte fetare ortodokse ,akoma se dime se çfarë sihariqi do të na del nga ndërtimet në Kala e më vonë u demaskuan edhe me aferën e përgjimeve ,të ashtuquajtura “Bombat e Zaevit”, Shkurt ,më se një miliardë evra u harxhuan për projektet e tilla antishqiptare ,por edhe antimaqedonase ,që mundohenin të falsifikojnë një hostori dhe identitet të ri të popullit vet .Aktrimin e Gruevskit ,subjektet politike shqiptare që ishin vazallët e tij ,i cili me dekada sundoi duke i mashtruar shqiptarët e gjorë duke e ditur mirë psikologjinë e tyre se më së shumti ata e duan korupcionin,kulltuqet qeveritare se sa popullin e vet ,Kjo gjendje e tillë e detyruan masën më të madhe të popullates shqiptare ,sidomos rinisë si atë të shkolluar dhe atë pjesë tjetër të kraut fizik,të dëbojnë vatrat e tyre shekullore me lot në sy duke u ndarë nga peindëeit,gjyshët dhe stërgjyshët ,t[ ndarë e të përçarë në mbarë vendet e evropës perëndimore për një kafshatë buke ,e jo siç thonë politikanët se na paskan ikur “për një jetë më të mire”.Ky koalicion qeveritar që e sundoi dhe akoma po e qeveris këtë popull,shtet me dekada ,nuk u siguroi një jetë të mire me punësime dhe me rroga m odeste nga 500 evra /të punësuar nga një,dy e tre anëtarë të familjes /dhe ato tani ikin për një jetë më të mire.Por ,më paradokse dhe qesharake pa fije morali dhe përgjqgjësie që e sollën egzodusin e popullit shqiptarë,por edhe të maqedonasve ,po na dalin me deklarata bombasttike duke mashtruar popullatën :”……Na e kemi ulur numërin e papunësisë dukshëm …”
Po ,e vërtetë është se më se 600000 mi ,ndoshta prej tyre janë mëse 400000 mi shqiptarë i shuan vatrat e tyre ,z,del tym më mbi oxhaqet e shtëpive të tyre edhe atje ku del akoma kan ngelë pleqët e gjorë duke qarë nat e dytë se mbetën pa djem dhe vajza ,pa nipper e stërnipër .Bëjnë pytje duke kuvenduar mes vedi se nesër do të ngelim nga një ,pasnesër pa asnjë .I fundit që do të ndrojë jetë me java ose muaj nuk do të dihet se ka ndruar jetë ,se ska kush të lajmërojë .Më në fund shtëpitë do të mngelin të shprasta ,kujt do të i shërbejnë atë ligje të avansuara me më shumë të drejta të popullit shqiptarë që çdo ditë politikanët po na i përmendin si merrita të tyre .
Akoma e quajmë se kjo popullatë shqiptare gjendet në punë të përkohëshme ,siç i quan shteti , si dhe politikanët shqiptarë ,por e vërteta është se ato janë të përhershëm të shpërngulur me familjet e ngushta të tyre ,në përjashtim të pleqëve ,ajo strukture e populates rinore do të ngelin gjithmon në perendim/Gjermani,Itali,Austri,Zvicër ,Francë,Belgjik,Hollandë ,Amerikë si dhe në Australi .Ndoshta gjenerata e pare dhe e dytë nga nastallgjia dhe dashuria ndaj vendlindjes dhe tokave të tyre si dhe familjes që e kanë lënë po na kthehen nga një here apo dy herë në vit në pushime verore apo dimërore ,nga një apo dy javë,por nipërit dhe stërnipërit dita ditës po na largohen dhe kuurë nuk do të na kthehen ,do të na asimilohen duke u shkolluar nga 15-20 vite në shkollime në sigurishtë se do të mësojnë në gjuhë të huaja ,varsisht se ku jan vendosur në punësime po ashtu edhe shkollimet do të u jenë.Kur vijnë edhe ato ditë të pakta në pushime rrugëve të fshatrave dhe të qyteteve tona vetëm do të dëgjosh të rinjët të moshave shkollore duke folur italisht,gjermanisht ,anglisht e tj e tj.
Do të isha shumë i lumtur se kan mësuar edhe gjihë të huaja ,por sikur të dinin edhe gjuhën shqipe ,gjuhën e kombit të vet ,të prindërve të vet .Mos flasim për doket,traditat dhe vyrtitet kulturore dhe arsimore që janë pjesë përbërëse të identitetit kombëtar.
Një fenomen i çuditshëm /habitshëm/është prezente akoma më së shumti te pushtetarët maqedonas,sllavo- maqedonas se si arijtën ta mbajnë peng koalicionin e tyre politik shqiptarme dekada me veprime anti Evripjane,kur populli shqiptar më së shumti dhe më i pari para shtetit është i integruar në Bashkësinë Evropjane ,edhe atë që nga vitet 1970-ta.Ndërsa egsodusi filloi që nga
vitet 2001 e më pas edhe më masovikisht nga 2014-ta.Edhe pse shansa dhe periudha më e volitshme për Integrimet Veri Atllantike ishte ajo e vitit 2008-të.ku Greqia ndodhej në një periudhë të një recesioni financiar me më se 700 miliardë evra apo dolloarë,bankrotoi shteti.U ulën pensionet ,rrogat e administrates,rritja e tatimeve ,tërheqja e parave nga bankat të konvertuar në tjera banka të huja ,çdo ditë demostrata ,mitingje ,bllokada të rrugëve nga blektorët dhe bujqit si dhe sindikatave e tj e tj. Vëmendja e populates ishte fokusuar në problemet e rënda ekonomike –financiare dhe sociale .Qeveria e atëhershme pranoi që emëri të zgjidhet me një emër “Republika e Maqedonisë-Shkupi “,kur në atë periudhë kohore popullata greke se kishte vëmendjen shumë të përqëndruar në zgjidhjen e problemit për emërin me Maqedoninë.
Paramendoni sikur në atë kohë ,Koalicioni qveritar ta kishte pranuar ,sot që kur do të ishim integruar në NATO si dhe në Bashkësinë Evropjane