Në Italini janë të bindur se Diego Godin i ka dhënë fjalën Interit se do t’iu bashkohet në verën e 2019.

Teksa mediat në Spanjë vazhdojnë të raportojnë se nuk ka marrëveshje mes mbrojtësit nga Uruguai dhe klubit italian, Sky Sport shkon edhe më larg duke publikuar shifrat e mundshme të kontratës së tij me zikaltirt.

Mbrojtësi i Atletico Madridit në Milano pritet të fitojë në vit gjashtë milionë euro, 4.5 milionë do t’i ketë të garantuara të tjerat në formë të bonuseve.

Godin duke festuar triumfin në Ligën e Evropës me Atleticon në vitin 2018 (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Nga muaji i ardhshëm Godin do të jetë lojtar i lirë dhe pas testeve mjekësore do të diskutohen detajet e fundit.

Nga ky transferim edhe agjenti i lojtarit prite të fitojë së paku pesë milionë euro.

Për 32-vjeçarin kishte shfaqur interesim të madh edhe Manchester Unitdit në afatet e fundit kalimtare, por lojtari kishte preferuar qëndrimin në Madrid.

Përvoja e tij do të ishte e nevojshme te zikaltirt, objektivi i të cilëve është të kthehen në majat e futbollit italian dhe evropian.

Loading...