Luka Modriç në verën që shkoi u përfol për një largim të mundshëm nga Real Madrid drejt Interit. Mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi. Gjithsesi, zikaltërit kanë ende mundësi për ta sjellë kroatin në “San Siro”.

Sikurse raporton “Tuttomercatoëeb”, italianët kanë mundësinë e artë për të përfituar në këtë moment, sepse lojtarit i përfundon kontrata me kampionët e Europës në vitin 2020-të dhe ende nuk ka diçka konkrete për ta rinovuar atë. Gjithsesi, në vazhdim do të mësojmë diçka më shumë në lidhje me këtë ngjarje.

Loading...