Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa e ka quajtur lajm të ditës, padinë që Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë ndaj ish partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se “Profeti ka të drejtë të martohet me gratë e të tjerëve, por askush me të Profetit. Shkruante në Librin e Shenjtë. Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka të drejtë të akuzojë të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!”.

“Njeriu i tij, që e paditi Shpendin për qumështin, është ai që ia kishin instaluar mikrofonat dhe kamerat në trup, ia kishin montuar një takim me djalin tim dhe akuzonin se ky i fudit i kishte premtuar punësime e tendere që ai të kaloj në Forumin Rinor të LDK-së. Transmetuan gënjeshtrat e tyre në KTV një ditë para heshtjes zgjedhore. Shpendit i konvenoi kjo, sepse shokët e tij të idealit i ndihmuan të zgjedhet Kryetar me montime të rrejshme, të cilat i konstatuan organet shtetërore”, ka shkruar Mustafa.

Ndër tjera Mustafa ka shkruar se “Gati katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, Shpendi s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë. Njëhërë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrejtë, se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si vozitet Shpendi”.

Tutje Mustafa ka shkruar se “Mbi katër vite trumbetoi me 72 dosje kundër meje dhe qeverisjes sime, që i kishte dorëzuar në Prokurori të Shtetit. Edhe pse Prokuroria deklaroi se asnjë nga ato raste nuk lidhet me mua dhe me emrin tim, gjithë kundërshtarët politik, që i ndihmuan Shpendit të bëhet kryetar, më akuzonin për 72 dosje. Edhe kjo përfundoi si gënjeshtër, por Shpendi mori lavdata se po e lufton krimin dhe korrupsionin”.

Loading...