Ish-ambasadori amerikan në Shkup në vitin 2008-2011, Filip Riker është ndihmës-seketari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Sipas gazetës greke Kathimerini, 54 vjeçari Riker do ta marr detyrën muajin e ardhshëm ndërsa do ta zëvendësojë Ves Miçelin i cili dha dorëheqje kohë më parë. Riker deri tani ishte në Komandën Evropiane të SHBA-së në Shtutgard që nga vitit 2017. Para se të emërohej ambassador në Shkup, nga viti 1997 deri në 99-ën, Riker ishte në sektorin për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-së në vend. Më vonë ishte zv/ndihmës I sekretarit shtetëror përgjegjës për çështjet evropiane. Ves Miçel dha dorëheqje në janar, për siç tha arsye personale dhe profesionale. Miçel ishte mjaft aktiv gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës, ndërsa vizitoi Shkupin para mbajtjes së referendumit për emrin.