Paul Manafort, së shpejti 70 vjeç, pritet të njihet sot nga gjykata për dënimin e tij, pasi është shpallur fajtor për mashtrim.

Departamenti amerikan i Drejtësisë rekomandoi vendosjen mes 19 dhe 24 vite burg ndaj ish-lobistit, që një juri mjaft e njohur e shpalli fajtor për mashtrim bankar dhe tatimor pas një procesi shumë të mediatizuar verën e kaluar në Aleksandria, Virxhinia.

Ky zyrtar shumë i dhënë pas luksit, ku brenda një dite ka shpenzuar 15 000 dollarë për një xhaketë me lëkurë struci, ka humbur madhështinë që prej arrestimit, në qershor 2018.

Gjatë një seancë dëgjimore procedurale, ai u shfaq në karrige me rrota me uniformën e të burgosurit.

Avokatët e tij, me argumentin se ai vuante nga artriti dhe nga brejtja e ndërgjegjes, kërkuan një farë lehtësie për klientin e tyre.

Prokurori special, Robert Mueller i cili po heton për një marrëveshje të fshehtë të mundshme mes Moskës dhe ekipit të fushatës së Donald Trump gjatë presidenciales së 2016, i kundërshtoi argumentet e tyre në një dokument të që iu dorëzua të martën gjyqtarit T.S. Ellis i ngarkuar për të dhënë gjykimin.