Tragjedi e rëndë ka pikëlluar Bregun e Fildishtë dhe botën e futbollit. Reprezentuesi i këtij vendi Stiv Gohuri është gjetur i vdekur në lumin Rajna. Familja e lojtarit ka njoftuar policinë në Diseldorf, ndërsa këta të fundit vërtetojnë se është gjetur trupi i pajetë i 34-vjecarit ishlojtar i Viganit dhe Borusia M’gladbah.

“Eurosport” transmeton se Gohuri kishte qenë në një aheng të klubit gjerman Shtajnbah, ndërsa më pas ishte nisur për në Paris për të kaluar festat e fundvitit së bashku me familjen.
Mirëpo, nuk kishte arritru të shkojë në Francë.
Tani për tani nuk ka ndonjë detaj për vdekjen e tij.
Gohuri ka luajtur për PSG, Jang Bojs dhe Makabi Tel Aviv.
Ka luajtur 13 ndeshje për reprezentacionin, dhe ka shënuar tre gola. Klubet janë deklaruar duke shprehur ngushëllimet pas këtij rasti tragjik./lajm

Loading...