Territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik vitin e kaluar janë pakësuar për 30 për qind, ka thënë një zëdhënës i forcave të koalicionit ndërkombëtar të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Besojmë se në Irak kanë humbur 40 për qind të territorit, ndërsa 20 për qind në Siri. Gjithsej, ata kanë humbur 30 për qind të territorit që zotëronin dikur”, ka thënë për gazetarët koloneli në Ushtrinë Amerikane, Steve Warren.

Sipas Reutersit, agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Shteti Islamik në vitin 2004 zotëronte një të tretën e Irakut dhe kishte marrë nën kontroll qytetin më të madh, Mosulin.