Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video të re në të cilën kërcënojnë me sulme terroriste në mbarë botën.

Kërcënimi i tyre u është drejtuar 60 shteteve botërorë, në mesin e tyre është edhe Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia.

Vendet që kanë marrë kërcënime, sipas ISISit, janë pjesë e koalicionit të djallit i krijuar kundër tyre.

Në video paralajmërohet se këto vende do të “djeg zjarri i luftës.”

“Ne adhurojmë vetëm All-llahun. Amerika thotë se e ka ushtrinë më të fuqishme në histori. Ju mund të jeni të fortë në numër dhe armë, por ushtarët tuaj janë të frikësuar. Ata kthehen në shtëpi çdo vit 6,500 prej tyre kanë kryer vetëvrasje “, thuhet në video.

“Aleati ynë është më i madh. Ai është All-llahu, dhe çdo gjë shkon tek ai”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=S_Q8ZByD3lQ&w=620&h=360]