ISIS ka publikuar një tjetër video ku tregohet momenti i ekzekutimit të 5 spiunëve të Britanisë së Madhe.

Mediat botërore raportojnë se në video shfaqet një militant islamik që flet anglisht me theks britanik dhe i drejtohet Kryeministrit të Anglisë David Cameron duke e quajtur budalla dhe “peng të Shtëpisë së Bardhë”.

Video 10 minutëshe besohet të jetë regjistruar në qytetin Raqa të Sirisë. Në pamje duket edhe një fëmijë i vogël që flet gjithashtu me theks britanik, i cili thotë “ne do t’i vrasim ata atje”.

Loading...