Në kuadrin e javës së 21-të në LPFM do të zhvillohen disa takime mjaftë interesante, kurse njëra prej tyre është ajo në Sttrumicë mes Akademija Pandev dhe Shkupit.

Vendasit në fillim të këtij sezoni kanë shënuar dy fitore dhe mbajnë pozitën e dytë në tabelë. Sulmuesi Fatih Ismaili thotë se nëse zbatojnë si duhet urdhrat e trajnerit, atëherë do të kthehen me rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

“Kemi punuar gjithë javën dhe dua të them se si ekip jemi në formë të mirë, ndërsa këtë e bënë edhe atmosfera e mirë që po mbretëron në skuadër. Jemi fokusuar që në secilën ndeshje ta luajmë si një finale, duke kërkuar rezultat pozitiv. Edhe ndaj Akademia Pandevit nëse i zbatojmë urdhrat e trajnerit, besoj se në fund do të dalim kokëlartë”, deklaroi sulmuesi Fatih Ismaili.

Në ndeshjen ndaj Akademija Pandev në dyshim është vetëm Besar Iseni. (Gjatë ditës së sotme pritet të merret vendimi lidhur me Maharafa Tandina, të cilit i ka arritur dokumentacioni por pret verifikimin në FFM).

Takimin Akademija Pandev-Shkupi do ta drejtojë Jovan kacevski nga Struga me ndihmësit Simon Grdanoski dhe Razme Bakraceski po nga Struga.

 

Ndeshjet, java e 21-të
(e diel, ora 14:00)

Sileks-Renova
A.Pandev-Shkupi
Shkëndija-Bellasica
Vardar-Mak.GJP
Pobeda-Rabotnicki

 

Tabela:
1.Shkëndija                 44
2.A.Pandev                  36
3.Vardar                      35
4.Rabotnicki                28
5.Shkupi                      27
6.Renova                     25
7.Mak.GJP                  22
8.Sileks                       20
9.Bellasica                   18
10.Pobeda                   18