“Mangësitë në legjislacion do të mund të përmirësohen gjatë procesit të integrimit në BE”, këtë për Lajm e deklaroi profesori universitar Qashif Bakiu, sipas të cilit, me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia ka trasuar përfundimisht rrugën e saj euroatlantike. “Përfundimisht u zgjodh një problem që u krijua si rezultat i politikave të gabuara nacionaliste dhe populiste. Maqedonia tashmë hapi rrugën për atje ku qytetarët e saj duan ta shohin – NATO dhe BE. Ndryshimet kushtetuese nuk janë ideale, në to ka mjaft mangësi. Më e rëndësishme është se tash nga lëviz shteti, ndërsa ky itinerar me siguri do të ofroj shanse të reja për ndryshime të reja” tha Bakiu për LAJM.
Në vazhdim ai ka thënë se është për tu përshëndetur pozicioni i partive politike shqiptare të cilat votuan pro ndryshimeve. Më tej ai ka potencuar se tashmë vëmendja do të jetë e përqëndruar në Athinë, ku duhet të ratifikohet Marrëveshja e Prespës.