Sot gjatë ceremonisë solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë morën pjesë shumë ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, por u vërejt mungesa e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

Jozyrtarisht nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov thonë se presidenti nuk ishte ftuar në ceremoninë e sotme, kurse nga qeveria thonë se presidenti kishte ftesë për pjesëmarrje. Gjatë ceremonisë në fjalimin e kryeministrit Zaev u vërejt edhe injorimi i emrit të presidentit në largim .

Përveç presidentit të shtetit në ceremoni gjithashtu nuk morrën pjesë edhe lideri opozitarë Hristijan Mickoski dhe përfaqësues nga parita e VMRO-DPMNE-së, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri Branko Cërvenkovski.