Gjendja e jashtëzakonshme në Izrael ka përfunduar pas marrjes nën kontroll të zjarreve të rëna javën e shkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësja e policisë izraelite, Luba Samri, ka konfirmuar se gjendja e jashtëzakonshme emri i së cilës ishte “Në ditë të mirë dhe të keqe” ka përfunduar pasi zjarret e rëna para një jave janë marrë nën kontroll.

Krahas 20 mijë efektivëve të policisë në operacionet për shuarjen e zjarreve marrin pjesë edhe ekipet e zjarrfikësve dhe ushtria. Në zjarret e rëna në veri të Jerusalemit dhe në pjesë të ndryshme të Izraelit, dhjetëra mijëra hektarë tokë u dëmtuan.