Personat mbi moshën 50 vjeçare të cilët shikojnë televizion më shumë se 3 orë janë më të rrezikuar nga humbja e memories.

Një hulumtim i bërë nga një universitet në Londër tregon se personat të cilët rrinë shumë para televizionit janë të prirur të kenë më shumë probleme kognitive pas moshës 50 vjeçare. Këtyre eksperimenteve iu nënshtruan 3662 të rritur të cilët u pyetën në vitin 2008 për orët e kaluara para televizionit dhe prapë në vitin 2015, duke i krahasuar rezultatet.

Rezultatet e fituara treguan se ata të cilët shikonin më shumë se 3 orë kishin probleme kognitive duke përfshirë humbje të memories dhe demencë.

Një arsye tjetër që lidhet me këtë fakt është se njerëzit të cilët kalojnë shumë orë para televizionit rrjedhimisht nuk bëjnë aktivitet fizik, shkruan Dailymail dhe raporton gazeta Express.

Ka ende gjëra të cilat duhet të studiohen për të kuptuar këtë problem, duke përfshirë dilemën se a ndikon në humbjen e aftësive kognitive të trurit ajo çfarë ne zgjedhim të shikojmë në televizion.